Please enter at least 3 characters.

Formacionet e mundshme: Barcelona - Real Madrid

2019/02/GettyImages-1054690526.jpg
265:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 28: Luis Suarez of Barcelona battles with Casemiro and Sergio Ramos of Real Madrid during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on October 28, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona do të mirëpresë Real Madridin në Camp Nou për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey.

Do të jetë vetëm përballja e dytë në sezonin 2018-19 pasi që në takimin e parë katalunasit kishin shënuar fitore të thellë para shikuesve të vetë me rezultat 5-1.

Barcelona po 'mbretëron' kohët e fundit në përballjet e El Clasicos gjersa madrilenët kanë korrur sukses si mysafirë në prill të vitit 2016 me rezultat 2-1.

Arthur, Luka Modric dhe Toni Kroos (Photo by David Ramos/Getty Images)

Në tërësi, sot do të jetë ndeshja e tyre 239-të, ku Reali kryeson me 95 fitore kundrejt 93 të Barcelonës, ndërsa 50 ndeshjet tjera kanë përfunduar baras.

Tashmë janë publikuar formacionet e mundshme teksa figuron edhe Lionel Messi, i cili nuk dihet deri në çastin e fundit nëse do të paraqitet në këtë ndeshje.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Rakitic, Busquets; Coutinho, Suarez dhe Messi.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Lucas, Benzema dhe Bale. /Telegrafi/