Formacionet bazë: Watfordi luan për mbijetesë ndaj Arsenalit
26/07/2020
Arsenali është nikoqir i Watfordit në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/2020 në Ligën Premier.
Topçinjtë nuk kanë ndonjë objektiv për këtë takim, duke qenë se ndodhen larg zonës evropiane, teksa mbijetesën e kanë siguruar qëmoti.
Watfordi është në zonën e rrezikut me pikë të barabarta me Aston Villan që ndodhet një vend më lart, prandaj do të përpiqet të sigurojë pikë maksimale.
Trajnerët Mikel Arteta dhe Hayden Mullins i kanë përgatitur formacionet për këtë takim.
Formacioni startues i Arsenalit: Martinez; Holding, David Luiz, Tierney; Willock, Ceballos, Xhaka, Maitland-Niles; Pepe, Lacazette, Aubameyang.
/Telegrafi/


