Ford Mustang GTD thyen rekordin e Corvette ZR1X
Ford Mustang GTD ka thyer rekordin në Nürburgring, duke ia marrë epërsinë Chevrolet Corvette ZR1X dhe duke u bërë një nga makinat më të shpejta amerikane në këtë pistë legjendare.
Në vitin 2024, Mustang GTD përfundoi xhiron për 6:57.685, duke thyer Dodge Viper ACR dhe duke u bërë i pari makinë amerikane nën shtatë minuta. Më pas, Ford e përmirësoi kohën në 6:52.072.
Chevrolet u kundërpërgjigj me Corvette ZR1 dhe ZR1X, të cilat vendosën kohë më të shpejta, duke e shtyrë Fordin të rikthehet në pistë për një rekord të ri.
Ford arriti kohën 6:40.835 me versionin e përmirësuar Mustang GTD Competition, duke e tejkaluar ZR1X për më shumë se 8 sekonda dhe duke rikthyer titullin mes makinave amerikane.
Versioni Competition përdor motor V8 5.2 litra me kompresor, më shumë fuqi, pjesë karboni, rrota magnezi dhe përmirësime aerodinamike për performancë më të lartë dhe peshë më të ulët.
Ford planifikon ta ofrojë këtë version në sasi të kufizuara, ndërsa vazhdon të mbajë edhe rekorde të tjera në Nürburgring me modelin GT Mk IV. /Telegrafi/


