Please enter at least 3 characters.

Forcat speciale franceze në luftën e Sirisë

2016/06/Forcat-speciale-franceze.jpg

Forcat speciale franceze janë vendosur në Siri, ku këshillojnë luftëtarët arabo-kurdë të Forcave Demokratike Siriane (FDS), të angazhuara kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), pranuan sot për herë të parë autoritetet franceze.

“Ofensiva në Minbej është e mbështetur nga disa shtete, ku është edhe Franca. Mbështetja, është ajo që ka qenë gjithnjë, këshillime”, deklaruan burime nga Ministria franceze e Mbrojtjes por pa saktësuar numrin e ushtarëve prezent.

Nga ana tjetër ministri francez i Mbrojtjes, Jean Yves Le Drian, kishte lënë të kuptohej më 3 qershor se ushtarë franceze ndodheshin, ashtu si forcat speciale amerikane, në krahë të FDS-së në ofensivën në Minbej, në provincën e Alepos.