Please enter at least 3 characters.

Forcat bregdetare në Spanjë e ndaluan një barkë me 113 refugjatë nga Afrika, përpiqeshin të hynin duke shfrytëzuar errësirën

2020/03/Forcat-foto.jpg

Anija që po transportonte 113 refugjatë nga Afrika për në Evropë, është ndaluar nga forcat bregdetare në Spanjë, derisa po lundronin nëpër deti Mesdhe.

Shumica e refugjatëve ishin nga zona sub Sahariane, që donin të hynin në Malaga duke shfrytëzuar errësirën e mesnatës, por janë parë nga rojat bregdetare, transmeton Telegrafi.

Pamjet e shpërndara, i shfaqin refugjatët e mbështjellë me batanije, ndërsa ngjiteshin në një anije më të madhe, që do t’i largojë nga brigjet e Spanjës.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur, se prej nga saktësisht janë nisur, por dihet se brigjet spanjolle, ishin shënjestra e tyre kryesore.

Në fakt, gjatë vitit 2018 Spanja ka qenë shënjestra kryesore për refugjatët afrikanë, mirëpo numri i arritjes së tyre gjatë vitit të kaluar, është përgjysmuar në 26,168. /Telegrafi/