Please enter at least 3 characters.

Florenzi: Roma do të japë gjithçka ndaj Shakhtarit

2018/03/Alessandro-Florenzi-Napoli-e1520936312395.jpg
232:"NAPLES, ITALY - MARCH 03: Alessandro Florenzi of AS Roma in action during the serie A match between SSC Napoli and AS Roma - Serie A at Stadio San Paolo on March 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Romës, Alessandro Florenzi, premton se klubi italian do të jep gjithçka ndaj Shakhtar Donetskut në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Por, pavarësisht rezultatit në këtë ndeshje, italiani beson se sezoni nuk do të definohet nga kjo përballje.

(Foto: Getty Images)

"Nuk definohet sezoni, por ne e dimë që është një ndeshje e rëndësishme", ka thënë Premium Sport.

"Nuk mund ta mohojmë, do jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne do të japim gjithçka në fushë, kualifikimi do të ishte një arritje e madhe për skuadrës dhe tifozët".

"Unë dhe gjithë në Romë duam të bëjmë mirë, ne fitojmë dhe humbim, nga ata që luajmë e deri te ata në bankën rezervë. Por, duam të bëjmë një ndeshje të mirë".

"Alisson? Duhet ta mbajmë atë të papunë, edhe pse ai mund të bëjë gjëra të mrekullueshme dhe këtë e ka treguar", ka shtuar Florenzi.

Ndeshja e parë ka përfunduar 2-1 për klubin ukrainas. /Telegrafi/