Please enter at least 3 characters.

Flaka: Turp! Paguhet Albani, e jo sportistët

2016/01/Flaka-Krelani-e1425593358130.jpg

Alban Skenderaj para ca javësh ka mbajtur një koncert në Gjakovë ku për disa orë ka argëtuar gjithë simpatizuesit e tij.

Por shuma e parave që ka marrë duket se e ka penguar këngëtaren Flaka Krelani.

Kjo e fundit ka postuar një shkrim në Facebook ku thotë se “Alban Skënderaj paguhet me mijëra euro për një koncert ndërsa për sportistët tanë që e përfaqësojnë fanellën Kuq e Zi me djersë, dinjitet dhe krenari duhet të organizohet koncert humanitar sepse nuk ka mjete të mjaftueshme për ekzistencë”, transmeton Telegrafi.

Këtë gjë ajo po e konsideron si një turp shumë të madh. /Telegrafi/