Please enter at least 3 characters.

Fjolla publikon video nga prapaskenat e klipit “Naçe naçe”, teksa mban në duar një gjarpër

2019/08/dguas.png

Para pak ditëve këngëtarja Fjolla Morina, solli projektin e ri muzikor të titulluar “Naçe naçe”, në bashkëpunim me Beraton.

Kënga u mirëprit nga publiku, derisa ajo që gjithnjë tërheq vëmendje është dukja e artistes tonë shqiptare.

Ajo u shfaq mjaft e veçantë në videoklipin e ri, ku në njërën prej skenave mbante në duar një gjarpër.

Së fundmi, Fjolla ka hedhur një video në llogarinë e saj personale, Instagram nga prapskenat e xhirimeve të këtij klipi.

"A po don, me ty e kam me ty", ka shkruar ajo krahas videos, kur edhe po këndonte projektin e saj të njohur "FB".

Ndryshe, këngëtarja 33-vjeçare ishte temë diskutimi këtë kohë për shkak të një prej paraqitjeve të fundit të saj në Skenderaj, për të cilën mori kritika të shumta nga publiku. /Telegrafi/