Please enter at least 3 characters.

Fjalët e tij janë frymëzim: Guruja indiane, të cilin e ndjekin miliona njerëz, ka porosinë për ata të cilët e duan luksin

2022/09/081f22-c4e8-42-scaled.jpg
256:"BEVERLY HILLS, CA - OCTOBER 17: Sadhguru speaks onstage during Visionary Women, Consciousness: The Ultimate Intelligence. An Evening With Sadhguru on October 17, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Rachel Murray/Getty Images for Visionary Women)
32:"Getty Images for Visionary Women

Gjashtëdhjetekatërvjeçari Jagadish “Jaggi” Vaudev, përkatësisht Sadhguru, ka filluar aktivitetin e tij në Indi para dyzet vjetësh dhe që atëherë ka gjetur shumë ndjekës në gjithë botën

Shumica i drejtohen si udhërrëfyes nëpërmjet spiritualitetit, meditimit dhe “mistikës”.

Ndër ndjekësit e njohur janë Will Smith dhe Tom Brady dhe punën e tij e rekomanduan publikisht librat e tij, transmeton Telegrafi.

Ai thotë që ekziston dallimi midis jetës dhe mënyrës së jetës dhe se jeta është e rëndësishme, ndërsa mënyra e jetës jo.

Nëse përzieni jetën dhe mënyrën e jetës, gjithmonë do të vuani, sepse dikush tjetër do të ketë mënyrë më të mirë jetese, më luksoze dhe më ekstravagante dhe ju për këtë shkak do të mendoni që jeni njeri më i vogël se ata, gjë që nuk është ashtu.

Ai shton se shumica i përziejnë këto dy kuptime, ndërsa është e rëndësishme të kuptojmë që mënyra e jetës mund të ndryshojë në çdo moment dhe që ndonjëherë fare nuk është nën kontrollin tonë.

Pa marrë parasysh çfarë rroba veshim dhe sa para kemi, është me rëndësi të jemi të hareshëm, sepse jeta është gjëja më e vlefshme të cilën e posedojmë, thotë ky guru.

Edhe një porosi e rëndësishme të cilën Sadhguru ka për ta transmetuar është që asgjë në gjithësi nuk ka kuptim, kështu që jeta duhet shijohet si moment gëzimi, dashurie dhe jo të kërkohet kuptimi, sepse ajo mund të çojë deri në pikëllim.

Për veten thotë që kurrë nuk kërkon kuptim dhe se për këtë vazhdimisht ndihet i lumtur. /Telegrafi/