Please enter at least 3 characters.

FJALË DASHURIE

2018/09/Jose-Saramago.jpg

Poezi nga: Jose SaramagoPërktheu: Faslli Haliti

Të harrojmë fjalët, fjalët:
të butat, kapriciozet, të dhunshmet,
të ëmbla mjaltë, ato të turpshmet,
me ethe, të uriturat dhe të eturat.

Të lemë që heshtja të japë një kuptim
që të pulsojë gjaku im në barkun tënd;
që fjalë ose bisedë kurrë të mos mund
të thotë dashuri në gjuhën e farës?