Please enter at least 3 characters.

Fitore me spektakël nga jashtëtokësorët (Video)

2016/01/fitore-me-spektak-euml-l-nga-jasht-euml-tok-euml-sor-euml-t-video_hd.jpg

Gjiganti katalunas është futur në këtë takim me formacionin më të mirë për mos të pasur probleme ndaj skuadrës së Sociedadit.

Golin e parë në këtë takim e shënoi braziliani Neymar i cili po kalon nëpër një formë fantastike pas asistimit nga Dani Alves.

Në fund të pjesës së parë, Luis Suarez u përkujdes për ta shënuar një gol spektakolar përsëri pas asistimit nga Alves.

Neymar arriti ta shënoi edhe golin e dytë në këtë takim dhe të 14-tin në ligë në pjesën e dytë kur u shërbye mirë nga francezi Jeremy Mathieu.

Ndërkohë golin e fundit në këtë takim e shënoi gjeniu argjentinas Lionel Messi në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon të mbetet lidere në La Liga me 33 pikë të tubuara pas 13 ndeshjeve. /Telegrafi/