Please enter at least 3 characters.

Finalja e LK: Reali €522m v. Atletico €79m

2016/01/finalja-e-lk-reali-euro-522m-v-atletico-euro-79m_hd.jpg

Ata dallojnë shumë në aspektin e tifozëve, historisë, stilit, traditës dhe vlerave. Ndërsa kontrasti më i madh mes tyre është ana financiare.

Reali tradicionalisht ka shpenzuar shumë para për sjelljen e emrave të njohur, ndërsa pas kthimit të Florentino Perez (2009) kjo shprehi ka vazhduar. Nga ana tjetër, Rojiblancos janë të kufizuar në këtë aspekt.

Në total, skuadra e Los Blancos kushton 521.9 milionë euro dhe aty gjenden dy nga lojtarët më të shtrenjtë në botë, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.

Anësori uellsian u transferua në verën e kaluar për një shumë prej rreth 100 milionë eurosh, kurse superylli portugez u transferua në vitin 2009 nga Manchester Unitedi për 94 milionë euro.

Skuadra e Atleticos, në total, kushton 79.05 milionë euro, ndërsa Arda Turan dhe Raul Garcia janë dy lojtarët më të shtrenjtë me nga 13 milionë euro secili. Portieri Thibaut Courtois është i huazuar nga Chelsea, kurse sulmuesi kryesor, Diego Costa, është blerë për 2.5 milionë euro.

Megjithatë, përkundër këtij dallimi në vlerën e lojtarëve (rreth 443 milionë euro), Atletico Madridi doli para Real Madridit në La Liga dhe e fitoi kampionatin.

Njëherësh nuk duhet harruar se të hyrat e Realit janë shumë më të mëdha në raport me ato të Atleticos (p.sh. në vitin e kaluar raporti mes dy klubeve ishte €518m ndaj €120m).

Më poshtë gjendet lista me vlerat e lojtarëve të dy skuadrave, ndërsa ju mund të jepni mendimin tuaj për fituesin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/