Please enter at least 3 characters.

Filmojnë një baba duke tërhequr zvarrë të birin nëpër market, e kishte lidhur me litar (Video)

2019/02/1-66-e1549491925970.jpg

Një moment bizar është filmuar brenda një marketi, ku një baba ka tërhequr zvarrë birin e tij të cilit ia kishte lidhur një litar në çantën që e kishte në shpinë.

Klientët tjerë brenda marketit në Northamptonshire, mbetën të habitur me veprimin e këtij babai dhe kështu menjëherë e filmuan dhe videon e publikuan në internet, transmeton Telegrafi.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe dhe është bërë virale, e përbri saj është shkruar: "Ky është miku im dhe djali i tij që po bëjnë shoping".

Megjithatë, shumica e atyre që e kanë parë videon kanë kritikuar këtë baba për sjelljen e pahijshme. /Telegrafi/