Fillon rindërtimi i bulevardit Turistik në Ohër
03/08/2017
Sot filloi rindërtimi i pjesës kryesore të komunikacionit në Ohër- bulevardit Turistik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Do të rregullohet njëra anë e korsisë për biçiklistë dhe kalimi për këmbësorët. Në fazën e parë do të rregullohet pjesa nga qarkorja te Gjimnazi i qytetit deri te qarkorja e rradhës, te qendra sportive 'Biljanini izvori', në një gjatësi prej 415 metra.
Ndërsa në fazën e dytë, nga qarkorja e dytë deri te dalja e qytetit drejt 'Shën Stefanit'./Telegrafi/


