Please enter at least 3 characters.

Fillojnë xhirimet e “Egjelit”, një rol i ri i shtohet serialit (Foto)

2017/03/stupcat-1.jpg

Dje kemi raportuar se kanë filluar xhirimet e episodeve të reja të serialit ‘Egjeli’.

Grupi humoristik ‘Stupcat’ kanë arritur marrëveshje me ueb-faqen gjirafa.com, ku do të transmetohet tani e tutje seriali kosovar.

Vedat Bajrami përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram ka zbuluar se në serial do të shfaqet edhe baba i Likit, transmeton Telegrafi.

Në fakt, Vedati dhe Mensur Saftçiu janë paraqitur më ndryshe në imazhin e publikuar nga Bajrami.

“Filloj xhirimi i Serialit “Egjeli”. Sheqa i ri dhe Baba i Likit. Po vazhdon”, shkruan Vedati në Instagram.

Ndryshe, treshja kohë pas kohe shfaqet edhe në serialin tjetër ‘O sa mirë’. /Telegrafi/