Fillojnë talljet brutale me Ronaldon – portugezi shpallet ‘person i humbur’ në Arabi
Situata për Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite është përshkallëzuar në një skenë krejtësisht të papritur, që po çon jo vetëm te spekulimet për largim, por edhe ka bërë që tifozët të tallen me të, duke e shpallur si ‘person i humbur’.
Qëllimi i ardhjes së Ronaldos në Arabinë Saudite në vitin 2023 ishte i qartë: Të fuqizojë Al‑Nassr dhe të ndihmojë klubin të fitojë tituj të mëdha.
Dhe për një kohë, ai ia arriti duke shënuar gola dhe duke qenë figura që e popullarizoi më shumë Superligën e Arabisë në mbarë botën.
Por gjërat morën një kthesë këtë sezon. Ronaldo refuzoi të luante në ndeshjen kundër Al Riyadh, dhe jo për arsye fizike apo lodhje, por si një formë proteste ndaj mënyrës se si po menaxhohet klubi dhe ligë në nivel më të gjerë.
🚨 𝗝𝗨𝗦𝗧 𝗜𝗡: People have posted notices of Cristiano Ronaldo supposedly missing across certain streets in Saudi Arabia due to his decision to absent himself from Al Nassr games and training.
Written on the notice is a text:
"This is a forty-year-old who is going through… pic.twitter.com/IiJc62g6yA
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) February 4, 2026
Kjo ka shkaktuar reagime edhe në mesin e tifozëve kundërshtar, të cilët kanë filluar talljet brutale me yllin portugez.
"Ky është një 40-vjeçar që po kalon nëpër detyrimin e të qarit shumë dhe familja e tij po e kërkon", shkruhej në posterin i cili e shpalli Ronaldon si 'person të humbur'.
Sipas raportimeve, pesë herë fituesi i Topit të Artë është i pakënaqur me Fondin Publik të Investimeve të Arabisë Saudite (PIF), i cili kontrollon Al‑Nassr, por edhe rivalët e tij kryesorë si Al Hilal, Al Ahli dhe Al Ittihad.
Ronaldo ndjen se skuadra e tij nuk po merr të njëjtin lloj investimi, duke e bërë Al‑Nassr potencialisht më të dobët në garë krahasuar me rivalët.
Tensionet u përkeqësuan pasi klubi rival Al Hilal bëri goditje të mëdha në afatin kalimtar, duke përfshirë transferimin e Karim Benzemas, një ish‑shok skuadre i Ronaldos.
Me kontratën që vazhdon deri në vitin 2027, por me një klauzolë lirimi rreth 50 milionë euro që mund të aktivizohet këtë verë, Ronaldo po konsideron mundësinë e një largimi, duke hapur derën për një rikthim në futbollin evropian apo MLS./Telegrafi/


