Please enter at least 3 characters.

Fillojnë bisedimet bërthamore SHBA-Kore e Veriut

2019/10/North_Korea.jpg
431:"People watch a TV showing a file image of North Korean leader Kim Jong Un during a news program at the Seoul Railway Station in Seoul, South Korea, Wednesday, Oct. 2, 2019. North Korea on Wednesday fired projectiles toward its eastern sea, South Korea's military said, in an apparent display of its expanding military capabilities ahead of planned nuclear negotiations with the United States this weekend. (AP Photo/Ahn Young-joon)
2:"AP

Zyrtarët amerikanë dhe koreano-veriorë rifillojnë sot bisedimet bërthamore në nivel ekspertësh në Stokholm.

Këto do të jenë negociatat e para zyrtare që kur Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ranë dakord në qershor për t'i rifilluar ato pas dështimit në shkurt në një samit në Vietnam.

Bisedimet dështuan për mënyrën e lehtësimit të sanksioneve për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në Greqi të shtunën se kishte "shpresë" se do të bëhej përparim dhe se negociuesit amerikanë mbërritën në Stokholm "me një seri idesh".

Nuk është e qartë nëse secila palë e ka zbutur qëndrimin negociues, megjithëse zhvillimet e fundit sugjerojnë një gatishmëri të shtuar për të punuar drejt një marrëveshje.

Në fund të muajit të kaluar, presidenti Trump tha se një "metodë e re" e bisedimeve bërthamore do të ishte "shumë e mirë", duke i bërë jehonë gjuhës së ngjashme që zyrtarët e Koresë së Veriut kanë përdorur për muaj me radhë.

Koreja e Veriut ka thënë vazhdimisht se nuk është e gatshme të dorëzojë armët e saj bërthamore. Phenian preferon një qasje me faza, në të cilën Shtetet e Bashkuara ndërmerr hapa të njëkohshëm për të lehtësuar sanksionet dhe për të siguruar garanci të sigurisë.

Deri kohët e fundit, shumica e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë këmbëngulnin se nuk ishin të interesuar për një qasje me faza, dhe se Koreja e Veriut duhet të pajtohet për të braktisur plotësisht armët e saj bërthamore para se të merrte lehtësimin e sanksioneve. /VOA/