Please enter at least 3 characters.

FileSonic – frikë nga FBI-ja

2016/01/f.0123160723381_210.jpg

FileSonic deri tani mundësonte ndarjen e fajllave, ngjashëm si dhe Megaupload, Rapidshare dhe të ngjashëm, mirëpo prej tani shfrytëzuesit mund të shkarkojnë vetëm fajllat të cilët kanë ngarkuar vet. Me këtë veprim FileSonic u bë edhe më i kufizuar se shërbimet siç janë DropBox, të cilët së paku publikisht nuk janë ndërlidhur me piraterinë e përmbajtjeve.

RapidShare për momentin nuk ka ndërmend të ndërmarr diçka të këtillë, për shkak se janë duke iu përmbajtur qëndrimit që përderisa shërbimi për ndarjen e fajllave i përmbahet rregullave elementare (punon në përputhje me DCMA, ose Digital Millenium Copyright Act), siç është rasti me largimin e fajllave të mbrojtur me copyright kur ti tërhiqet vërejtja për këtë gjë, nuk ka arsye për brengë se mund të përfundonin në gjykatë. FileSonic gjithashtu i përmbahej këtyre rregullave, por dhe përdorte teknologjinë e kompanisë Vobile e cila shërben për identifikimin e materialeve të mbrojtura me copyright, por siç duket ata janë më të kujdesshëm. /Telegrafi/