Please enter at least 3 characters.

Figura e drejtësisë vendoset para institucioneve të Maqedonisë, kërkohen reforma

2020/02/justice-mk2.png

Si mbështetje për reformat në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, "CreativeAntiCorruption", ka vendosur disa figura - simbol të drejtësi, para institucioneve shtetërore.

Figurat janë vendosur para Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë Themelore Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Plani ishte që figura e drejtësisë të vendoset para dy partive politike më të mëdha: OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, të cilat ndodhen në të njëjtën lagje", thanë organizatorët.

Ata shtuan se pas vendosjes, figurat janë larguar nga institucionet.

"Kjo edhe një herë tregon se drejtësia në vend përplaset me institucionet e Maqedonisë. Qytetarët as që e panë figurën që e vendosën", thanë organizatorët./Telegrafi/