Please enter at least 3 characters.

FFK konfirmon miqësoren me FC Will

2016/01/ffk-konfirmon-miq-euml-soren-me-fc-will_hd.jpg

Miqësorja mes përfaqësues së Kosovës dhe skuadrës zvicerane do të luhet më 12 tetor.

FFK përmes në një njoftimi ka bërë të ditur se përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës z. Albert Bunjaku, duke shfrytëzuar terminët e FIFA-s, FFK-ja ka vendosur që të mbajë për një kamp treditorë për ekipin përfaqësues.

Meqenëse Zvicra është një shtet ku më së lehti mund të bëhet grumbullimi i futbollistëve, të cilët vijnë nga anë të ndryshme të Evropës, është vendosur që kjo të mbahet në qytetin Will në kantonin e St. Gallenit.

“Përzgjedhësi Bunjaku ka planifikuar që gjatë kampit të organizojë një ndeshje kontrolluese dhe për këtë falë vëllezërve Erdin e Xherdan Shaqiri kanë gjetur mirëkuptim me krerët e skuadrës Ëill që të zhvillojnë një ndeshje kontrolluese, që përputhet edhe me inaugurimin e stadiumit të ri të këtij qyteti. Ndeshja kontrolluese do të zhvillohet më 12 tetor në orën 15.00”, është thënë në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/