Please enter at least 3 characters.

FFK: Klube bëhuni gati për në Evropë

2016/01/ffk-klube-b-euml-huni-gati-p-euml-r-n-euml-evrop-euml_hd.jpg

Andaj, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së kërkon nga klubet që të punojnë sa më shumë në përmirësimin e gjendjes aktuale të tyre.

“Komiteti Ekzekutiv u bën thirrje klubeve që të jenë në nivelin e duhur organizativ dhe gjithë segmenteve tjerë për një mbarëvajtje të mirë të garave, sepse klubet i pret një punë e jashtëzakonshme në periudhën e ardhshme dhe në edicionin e ri, kur pritet që klubet të jenë pjesë e garave evropiane”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Komiteti Ekzekutiv do t’i vazhdojë kontaktet dhe bashkëpunimin me UEFA-n dhe FIFA-n, dhe në muajt në vijim pritet ardhja e ekspertëve të fushave të ndryshme për të mbajtur seminare të ndryshme, sidomos në ngritjen e kapaciteteve në klubet e futbollit”, theksohet në njoftim.

Ndërkohë, shtëpia e futbollit ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohet me Policinë e Kosovës për t’i rritur masat e sigurisë në stadiumet e Kosovës, të cilat, sipas FFK-së, do të monitorohen me të madhe nga UEFA e FIFA gjatë Kampionatit të ri.

Sa u përket përgatitjeve për Kampionatin e ri kosovar, FFK-ja thotë se ato po shkojnë sipas planifikimeve. Por, i bëri thirrje Komisionit për Inspektimin e Stadiumeve të dalë sa më shpejt në terren për t’i inspektuar objektet sportive dhe për t’i dhënë me kohë vërejtjet e mundshme për përmirësimin e të metave që i kanë.