Please enter at least 3 characters.

Festuan në shtëpi të prindërve, shfaqin në rrjetet sociale hapësirat ku u detyruan të flenë (Foto)

2017/12/Festuan-foto.jpg
28:"© Twitter / @TheUglyBugBall

Shkuan të lumtur në shtëpi të prindërve, që të kalojnë festat e fundvitit dhe të çmallen me më të dashurit e tyre.

Pas pijeve dhe ushqimeve të shijshme, është koha për gjumë - në atë moment disa nisën të shqetësohen, sepse nuk kishin ku të shtriheshin si duhet, transmeton Telegrafi.

Shtretërit që i kanë pasur si adoleshentë, për disa ishin shumë të vegjël.

Të tjerë as që patën shtrat, por u detyruan të shtrihen në hapësira të improvizuara në dhomën e ushtrimeve, gardërobë, apo edhe poshtë pianos.

Imazhet e shfaqur më poshtë, janë shpërndarë në rrjetet sociale duke marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/