Festivali "Ditët e Shqiptarit" - Gjakovë
Ditët e Shqiptarit rikthehen në Gjakovë si një nga festivalet më të mëdha kulturore verore shqiptare, duke sjellë për disa javë aktivitete që promovojnë trashëgiminë, artin, muzikën dhe identitetin shqiptar.
I organizuar nga Fondacioni për Gjakovën, festivali bashkon artistë, vizitorë, diasporën dhe komunitetin kulturor në një program të gjerë me koncerte, aktivitete artistike, sporte dhe përvoja kulturore në disa nga hapësirat më të njohura të qytetit të Gjakovës.
Detajet
Data: 17 korrik - 9 gusht 2026
Koha: Nga ora 10:00
Vendndodhja:
- Çarshia e Vjetër
- Parku Kulturor 'Ali Podrimja'
- Çarshia e Jupave
- Ura e Fshajtë
Programi?
Programi i festivalit përfshin:
- 22 koncerte në tri skena të hapura
- Kolonia e Piktorëve Mbarëshqiptar
- Kërcimet nga Ura e Fshajtë
- Kayak dhe paddleboard në Kanionin e Drinit
- Kinema e hapur
- Panele diskutimi
- Promovime librash
- Panairi i artizanateve
- Parakalim me veshje tradicionale shqiptare
- Ekspozita artistike dhe aktivitete rekreative
Artistët performues përfshijnë:
- Aleksandër Gjoka
- Redon Makashi
- Elton Deda
- Minatori
- Eugent Bushpepa
- Dren Abazi
- Elita 5
- Petrit Çarkaxhiu
- Offchestra
- Don’t Listen to Your Neighbours
- Dina Bushiq
Mbyllja e festivalit realizohet me koncertin final dhe ceremoninë përmbyllëse në Gjakovë.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Përjetoni një nga festivalet më të mëdha kulturore verore shqiptare
- Takoni artistë, profesionistë dhe vizitorë nga diaspora dhe trojet shqiptare
- Zbuloni kulturën, traditat, gastronominë dhe artin shqiptar
- Shijoni koncerte live, sporte ekstreme dhe aktivitete në natyrë
- Vizitoni Gjakovën gjatë periudhës më dinamike kulturore të vitit
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj.
Të gjitha koncertet dhe aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun.
Për më shumë informata dhe programin e plotë, publiku mund të ndjekë platformat zyrtare të festivalit.
Kontakt: +383 49 706 252 dhe email: info@fpgj.org
Instagram:
Ditët e Shqiptarit Instagram
Facebook:
Ditët e Shqiptarit Facebook
Webfaqe:
Fondacioni për Gjakovën


