")
Please enter at least 3 characters.

Ferronikeli nuk njeh kundërshtar, e mund edhe Trepçën

2016/01/ferronikeli-nuk-njeh-kund-euml-rshtar-e-mund-edhe-trep-ccedil-euml-n_hd.jpg

Skuadra e udhëhequr nga strategu i mirënjohur kosovar Gani Sejdiu nuk po njeh kundërshtarë këtë edicion pranveror dhe ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi.

‘Nikli’, ka marrë tri pikë të reja për ta përforcuar pozitën e parë pasi ka mundur në udhëtim Trepçën me rezultat minimal 1-0.

Vendimtar në këtë fitore të kampionit dimëror ishte mesfushori fantastik Behar Maliqi i cili shënoi një gol të mrekullueshëm nga 25 metra 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Ferronikeli vazhdon të qëndroj në krye të renditjes me 37 pikë të tubuara gjashtë më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/