Ferronikeli barazon me kampionin, Besa shënon fitore
Pas katër fitoreve radhazi skuadra e Feronikelit është dashur të mbetet e kënaqur me një barazim pa gola në shtëpi me kampionin aktual të Raiffeisen Superligës, Llamkos Kosova.
Në fakt, skuadra mysafire nga Vushtrria nuk kishte ushtruar në 3-4 ditë e fundit, sipas trajnerit Ismet Munishi, por kishte ardhur të luante përkundër paralajmërimeve se mund të mos paraqitet në këtë lojë.
BESA – Skuadra pejane ka arritur fitore minimale, por të rëndësishme ndaj Trepçës të cilën e mposhtur me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm për skuadrën pejane e shënoi, Dukagjin Gashi në minutën 25-të.
TREPÇA ’89 – Skuadra mitrovicase, Trepça ’89 në stadiumin e saj “Riza Lushta” ka deklasuar ekipin gjilanas të Dritës, duke e mposhtur me rezultatin 3:0. /Sporti1/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga/Java 6
Besa - Trepça 1:0
Feronikeli - Llamkos Kosova 0:0
Trepça '89 - Drita 3:0
Prishtina - Vëllaznimi 1:1
Hajvalia - Drenica 1:0
Istogu - Ferizaj 1:0


