Please enter at least 3 characters.

Feronikeli zhvillon miqësoren e parë në Turqi, barazuan me klubin rumun AFC Dunarea Calarasi

2019/01/50797703_960463347478739_1158696899885137920_o.jpg
26:"Albert Sinani Photographer

Feronikeli tash e disa ditë është në Turqi ku është duke e zhvilluar fazën përgatitore nën drejtimin e Zekerija Ramadanit.

Sot skuadra drenicase e zhvilloi një ndeshje miqësore me AFC Dunarea Calarasi, që garon në rangun e tretë të futbollit rumun.

Fillimisht Feronikeli kishte zhvilluar një seancë stërvitore nga ora 10:00, ndërsa nga ora 15:30, e kanë zhvilluar ndeshjen që është mbyllur 1-1.

Golin e vetëm për Feronikelin e shënoi sulmuesi Arthur Magani që në minutën e tretë.

Feronikeli do të qëndrojë dy javë në Turqi ku do të ketë edhe takime tjera.

Drenicasit e kanë mbyll stinorin vjeshtor në vendin e dytë me 39 pikë, një më pak se Prishtina që është lider. /Telegrafi/