Ferizaj përforcohet me sulmuesin nigerian Abdeen Temitope Abdul
20/08/2024
Ferizaj ka vazhduar me përforcime, derisa tani ka përforcuar repartin ofensivë.
Sulmuesi nigerian, Abdeen Temitope Abdul është transferimi më i fundit i skuadrës bardhekaltër.
29-vjeçari ka luajtur më parë në kampionatin shqiptar ku shkëlqeu me fanellën e Skënderbeut.
Abdul ka përvojë kryesisht në futbollin e Maltës duke luajtur për skuadrat si Gzira, Pembroke, Gudja e Pieta, derisa ka luajtur edhe në Malajzi me Penang dhe në Islandë me Dalvik/Reynir.


