Ferguson i kënaqur që do të shmangë udhëtimet e gjata
United u caktua përballë portugezëve të Benfica, rumunëve të Otelul Galati dhe zviceranëve të Basel në grupin C.
“Është një short interesant pa vështirësi reale udhëtimi. Ne mezi presim ndeshjet. Ne kemi luajtur kundër Benfica në të kaluarën – dhe ata gjithmonë kanë qenë ndeshje të shkëlqyeshme”.
“Basel është një ekip zviceran që po ia del shumë mirë. Ekipet zvicerane tentojnë të sjellin gjithnjë e më shumë lojtarë të rinj në sistemin e tyre, që është gjë e mirë. Ne kemi luajtur me ta më herët, në vitin 2002/03, në fazën e grupeve”.
“Ne vërtet nuk dimë shumë për Otelul Galati por kjo është e bukura e Ligës së Kampionëve. Ju luani kundër ekipeve të freskëta. Ata sigurisht se meritojnë të jenë në garë. Është gjë e madhe për ta”, ka thënë Fergie. /Telegrafi/


