Please enter at least 3 characters.

Femrat e martuara preferojnë të dalin me shoqet jo me burrat

2016/08/women-at-beach-art.jpg
53:"Four woman lying on beach lounger, tanning in the sun
16:"Kzenon - Fotolia

Martesa shpeshherë konsiderohet si dita më e lumtur e jetës së një personi, pasi që më në fund e keni gjetur personin me të cilin do ta kaloni tërë jetën.

Sidoqoftë, ajo pjesa për shpenzimin e kohës me bashkëshortin nuk është saktësisht si e mendojmë, dhe studimet tregojnë se më shumë preferoni të shpenzoni kohën me miqtë, transmeton Telegrafi.

Këtë e konfirmon edhe anketimi i fundit i kryer nga ‘Champneys Health Spa’ i cili sugjeron se mbi 50 për qind e grave të martuara preferojnë ta shpenzojnë kohën me shoqet e ngushta.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 1,517 gra nga Mbretëritë e Bashkuara.

Sa i përket arsyeve se përse gratë e martuara preferojnë të shpenzojnë më shumë kohë me shoqet e jo me burrat, duket se arsyet përfshijnë që e kuptojnë njëra-tjetrën më mirë dhe e dëgjojnë njëra-tjetrit kur flasin.

Sidoqoftë, arsyet e plota se përse gratë kanë thënë se preferojnë të shpenzojnë më shumë kohë me shoqet i gjeni më poshtë:

- Flasim për çdo gjë (57%)- Ajo më dëgjon më shumë (45%)- Mund t’i tregoj gjëra të cilat nuk ia tregoj partnerit (44%)- Na pëlqejnë gjërat e njëjta (41%)- Qeshim derisa qajmë (39%)- Mund të jem krejtësisht vetvetja (29%)- Jemi shoqe për një kohë të gjatë (29%)- Ajo ofron këshilla më të mira (28%)- Është më pak irrituese (26%)- Kemi shumë të përbashkëta (25%)- Ka sens më të mirë të humorit (19%)- ‘Çmendemi’ kur jemi bashkë (18%). /Telegrafi/