Please enter at least 3 characters.

Fëmijët sirianë djegin goma që të krijojnë zonë të mos-fluturimeve

2016/08/Siria.jpg

Fëmijët në qytetin e Aleppo-së në Siri po djegin goma në përpjekje që të krijojnë zonën e qytetit të tyre të pa kalueshme për avionët të cilët po vazhdojnë bombardimet.

Duke krijuar “mjegull nga tymi” ata shpresojnë të krijojnë një zonë të padukshme nga aeroplanët që po vazhdojnë bombardimet në qytetin e tyre, transmeton KosovaPress.

Pjesët e qytetit që udhëhiqen nga rebelët e Aleppo-së janë bombarduar rëndë kohët e fundit, nga forcat pro qeverisëse. Rebelët kanë formuar një mbrojtje duke u munduar të prishin rrethimin e qeverisë.

Rami Jarrah, gazetar i BBC-së që po mbulon ngjarjet në Siri, thotë që djegia e gomave është efektive.

“Po shkakton hutim për avionët dhe është një mbrojtje për prishjen e rrethimit që po bën qeveria. Të gjithë po e bëjnë këtë, por pjesëmarrje në rezistencë tashmë kanë edhe fëmijët sepse është e vetmja gjë që ata mund të bëjnë”, shtoi ai.