Please enter at least 3 characters.

Favre nuk shqetësohet se Mourinho mund të bëhet trajner i Dortmundit

2019/10/mourinho-1.jpg

Lucien Favre ka thënë se nuk shqetësohet nga thashethemet se Jose Mourinho mund të bëhet trajner i Bourssia Dortmundit.

Trajneri aktual i skuadrës gjermane ka bërë të ditur se ai është i mësuar me këto gjëra që janë bërë të zakonshme në futboll.

“Nuk jam i shqetësuar nga thashethemet që zhvillohen në këto ditë. Janë tashmë të zakonshme në futboll”, ka thënë Favre.

“Unë kam respekt për Jose Mourinhon dhe të arriturat e tij. Çfarë mund të them më shumë”, ka shtuar më tej trajneri i Dortmundit.

‘Milionerët’ aktualisht gjenden në vendin e tretë m 15 pikë, një pikë mbrapa Borussia Monchegladbachut dhe Wolfsburgut. /Telegrafi/