Please enter at least 3 characters.

Fauci: Sigurisht se nuk e dimë tërë historinë e COVID-19

2020/08/50ffc3e9-595c-4c99-a403-311190d5fb46-e1598391305454.jpg
354:"Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute for Allergy and Infectious Diseases, testifies before a House Subcommittee on the Coronavirus Crisis hearing on a national plan to contain the COVID-19 pandemic, on Capitol Hill in Washington, DC, July 31, 2020. (Photo by KEVIN DIETSCH / Pool / AFP) (Photo by KEVIN DIETSCH/Pool/AFP via Getty Images)
25:"Pool/AFP via Getty Images

Mjeku Anthony Fauci tha se shkaku që COVID-19 është një sëmundje kaq e re, ne sigurisht nuk e dimë tërë historinë e saj, raporton CNN.

"Unë mendoj se kemi marrë mësimin që është duhur ta kemi ditur nga përvoja jonë me shpërthime të tjera - është se kur merreni me një punë në zhvillim, gjërat ndryshojnë", tha Fauci gjatë një interviste me Shoqatën e Sëmundjeve Infektive të Amerikës.

Intervista u regjistrua javën e kaluar, përpara ndërhyrjes kirurgjike në fytin e shkencëtarit amerikan, transmeton Telegrafi.

“Ne ende jemi duke mësuar gjëra në kohë reale”, tha Fauci. "Ju duhet të mbani mendjen e hapur - me siguri nuk e dini të gjithë historinë - në muajin e parë, të dytë ose të tretë apo edhe në të katërtin" shtoi ai.

Edhe sot, ne po mësojmë për transmetueshmërinë e COVID-19, transmetueshmërinë asimptomatike dhe efektet e mbetjeve kronike, shtoi 79-vjeçari.

Ndryshe, 23.7 milionë njerëz në nivelin global janë infektuar gjersa kanë vdekur mbi 814 mijë persona. /Telegrafi/