Please enter at least 3 characters.

Fati nuk është i interesuar për transferimin në Ligën Premier

2020/06/GettyImages-1201885135-1.jpg
242:"VALENCIA, SPAIN - JANUARY 25: Ansu Fati of FC Barcelona dribbles Rodrigo of Valencia CF during the Liga match between Valencia CF and FC Barcelona at Estadio Mestalla on January 25, 2020 in Valencia, Spain. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Ansu Fati është i vendosur të qëndrojë te Barcelona dhe nuk dëshiron të dëgjojë për klube të tjera.

Sulmuesi i talentuar spanjoll këtë edicion ka bërë debutimin me ekipin e parë të Barcelonës dhe ka shkëlqyer.

17-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje me skuadrën e parë teksa ka shënuar gjashtë gola e ka bërë një asistim.

Ditë më parë në mediat spanjolle është raportuar se Manchester United kishte ofruar 100 milionë euro për lojtarin, por që kjo ofertë ishte refuzuar nga Barcelona.

Ansu Fati. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Megjithatë sipas Mundo Deportivos, Fati nuk është i interesuar për tu transferuar në elitën e futbollit anglez.

Anësori i talentuar është i vendosur të qëndrojë te Barcelona për të luftuar për një vend titullari.

Gjithsesi te Barça e vlerësojnë shumë yllin e tyre dhe e shohin Fatin si pasardhësin e Leo Messit në Camp Nou. /Telegrafi/