Fatah mblidhet për reforma
Fatah shihet në masë të madhe si një lëvizje e korruptuar, që s’ka efekt dhe ka nevojë për reforma. Interes të madh përbën fakti se kush do të zgjidhet në postet e brendshme.
Përpjekja për të reformuar Fatahun vjen në një kohë shumë të rëndësishme. Ajo dominon Autoritetin Palestinez dhe kur amerikanët po përpiqen të ndërmjetësojnë bisedimet mes Autoritetit dhe Izraelit.
Lëvizja Fatah u themelua në vitin 1950. Nën drejtimin e Jaser Arafatit ajo kreu operacione të armatosura në territorin izraelit. Influenca e saj u rrit dhe shumë shpejt u kthye në formën dominuese në politikën palestineze.
Fatah kaloi një seri të gjatë problemesh ushtarake. Në fund të viteve 80, besnikët e kësaj lëvizjeje ishin në zemër të një kryengritjeje kundër kontrollit izraelit në Gazë dhe Bregun Perëndimor.
Pas kësaj lidershipi i Fatahut u kthye në territoret e pushtuara për të drejtuar Autoritetin Palestinez që u vendos në bazë të marrëveshjes së Oslos.
Por teksa vazhdonte procesi i paqes, militantët e lidhur me lëvizjen kryen sulme mbi objektiva izraelitë. Por pozita e Fatahut në mesin e palestinezëve po dobësohej. Ajo filloi të shihej si gjithnjë e më shumë si e korruptuar.
Lëvizja u nda thellë dhe pësoi një humbje të turpshme elektorale përballë Hamasit në vitin 2006. Një vit më vonë Hamasi e nxorri jashtë ushtarakisht Fatahun nga Gaza.
Influenca e Fatahut është tani në pjesë të madhe në Bregun Perëndimor. Nën drejtimin e liderit të saj, Mahmoud Abbas lëvizja mbështetet nga perëndimi pasi është e përgatitur të negociojë për zgjidhjen me dy shtetet në konfliktitn israelito-palestinez. Por lëvizja ka shumë nevojë për reformë dhe rigjenerim. /bbc/


