Please enter at least 3 characters.

Familjarët e të pagjeturve në hollin e Kuvendit (Foto/Video)

2016/12/15820503_10209461618071216_882859291_n.jpg

Përderisa në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit ekzistues për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në hollin e Kuvendit janë parë familjarë të të pagjeturve.

Në mesin e tyre është edhe kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova.

Ata po mbajnë në duar fotografitë e familjarëve të tyre të vrarë e po ashtu edhe në poster të madh ku shihen dhjetëra fotografi të trupave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë./Telegrafi/