Please enter at least 3 characters.

Falimenton kompania e Weinstein

2018/02/HarveyWeinstein.jpg
466:"BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 12: (L-R) Harvey Weinstein, Editor in Chief of Marie Claire Anne Fulenwider, and Creative Director of Marie Claire Nina Garcia attend The Weinstein Company & Netflix's 2014 Golden Globes After Party presented by Bombardier, FIJI Water, Lexus, Laura Mercier, Marie Claire And Yucaipa Films at The Beverly Hilton Hotel on January 12, 2014 in Beverly Hills, California. (Photo by Jonathan Leibson/Getty Images for The Weinstein Company)
38:"Getty Images for The Weinstein Company

Studioja filmike amerikane, Weinstein Company, ka falimentuar pas një serie dështimesh, pas skandalit të keqtrajtimeve seksuale në Hollywood.

Producenti i famshëm, Harvey Weinstein, ishte në qendër të këtij skandali dhe kjo ka bërë që kompania e tij të falimentojë.

(Foto: Getty Images)

Krerët e kompanisë që dikur ishte shumë e suksesshme, u përpoqën ta shpëtonin duke tentuar t'ia shisnin një grupi investuesish, mirëpo bisedimet dështuan dhe tash firma e ka shpallur falimentimin.

Bisedimet dështuan kryesisht si pasojë e një padie të re kundrejt kompanisë nga Prokuroria e New Yorkut.

Dhe derisa studioja që ka realizuar filmat, si "Inglourious Basterds", "Django Unchained", "The King's Speech", "Scary Movie 4" e "1408", është duke rënë, bashkëthemeluesi i saj është i paditur për një sërë rastesh të keqtrajtimeve seksuale duke përfshirë edhe përdhunimin.

(Foto: Getty Images)

Producenti i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale pa pajtimin e palës tjetër.

Weinstein është akuzuar nga femra shumë të famshme në Hollywood, ndërsa numri i tyre është me dhjetëra. /Telegrafi/