Falcao i përqendruar te Atletico
29/03/2013
Ish-sulmuesi i Portos ka joshur vëmendjen e klubeve të Ligës Premier, si Chelsea dhe Manchester City, por babai i tij thotë se ai ende ka një kontratë me klubin aktual.
“Falcao do të vendosë për të ardhmen e tij, por ai mbetet i fokusuar vetëm te Atletico Madrid për momentin. Ai ende ka tre vite në kontratën e tij me Atletico”, ka thënë Garcia për Marca TV. /Telegrafi/


