Please enter at least 3 characters.

Fadil Berisha publikon në rrjetet sociale foton e parë të realizuar me një modele shqiptare

2019/05/1cf260_91dee8c3148143eda5a18bbd85e43ce1_mv2_d_2928_3300_s_4_2-e1558504856483.jpg

Para aparatit të tij fotografik kanë pozuar qindra blogere e modele shqiptare dhe ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për fotografin e mirënjohur shqiptar, Fadil Berishën, i cili jeton dhe vepron në New York të SHBA-ve.

Megjithatë, artistit duket se i ka mbetur në mendje një bukuroshe që ishte edhe Miss Shqipëria, Valbona Çoba.

Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të zeshkanes, të cilën e kishte realizuar para njëzet viteve.

"Fotografimi i modeles së parë shqiptare para 20 vjetëve Valbona Çoba. Modele e bukuri", ka shkruari ai në rrjetet sociale.

Ndryshe, theksojmë se kohë pas kohe sjell imazhe të ndryshme para botës të bukurosheve tona. /Telegrafi/