Facebook që nga viti 2015 ka shpenzuar 20 milionë dollarë për sigurinë e Mark Zuckerbergut
Pictured: Mark Zuckerberg
Ref: SPL1184931 250216
Picture by: NIF.info / Splash News
Splash News and Pictures
Los Angeles: 310-821-2666
New York: 212-619-2666
London: 870-934-2666
photodesk@splashnews.com
Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, me pagën e tij vjetore, vitin e kaluar bleu një shtëpi për një milion euro, por kompania i ndau gati 9 milionë dollarë shtesë për sigurinë dhe aeroplanët e tij privatë.
Në një raport të Facebook tregohet se gjatë vitit 2017 janë rritur për 50 për qind shpenzime për sigurinë e shefit të saj Mark Zuckerberg.
Kompania tha se kostoja e programit të përgjithshëm të sigurisë të Zuckerberg ishte një mënyrë për të adresuar "kërcënimet ndaj sigurisë së tij që rrjedhin drejtpërsëdrejti si rezultat i pozitës së tij si themelues, kryesues dhe shef ekzekutiv".
"Ne kërkojmë këto masa sigurie për përfitimin e kompanisë për shkak të rëndësisë së Zuckerberg në Facebook", thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.
Shpenzimet e tij private të avionit përfshijnë tarifat, karburantet, ekuipazhin dhe kostot e hotelierisë. Facebook paguan për personelin e sigurisë dhe sistemet e sigurisë në rezidencat e tij. /Telegrafi/


