Please enter at least 3 characters.

Facebook mund të gjobitet mbi 22 milionë dollarë për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve

2019/01/fb12-e1547889308593.jpg
516:"WASHINGTON, DC - APRIL 10: Facebook co-founder, Chairman and CEO Mark Zuckerberg departs after testifying before a combined Senate Judiciary and Commerce committee hearing in the Hart Senate Office Building on Capitol Hill April 10, 2018 in Washington, DC. Zuckerberg, 33, was called to testify after it was reported that 87 million Facebook users had their personal information harvested by Cambridge Analytica, a British political consulting firm linked to the Trump campaign. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Rrjeti social Facebook mund të ndëshkohet me një gjobë rekorde për shkelje të një marrëveshjeje ligjore për të mbrojtur të dhënat personale dhe privatësinë e përdoruesve.

Dënimi, i caktuar përmes Komisionit Federal të Tregtisë (FTC), pritet të tejkalojë gjobën prej 22.5 milionë dollarë të imponuar ndaj kompanisë Google, në vitin 2012.

Google u godit me gjobë të madhe për anashkalimin e kontrolleve të privatësisë në aplikacionin Safari të drejtuar nga Apple, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Dy burime të njohura me situatën i thanë 'Washington Post' se gjetjet e hetimeve të FTC-së dhe shuma e gjobës nuk janë finalizuar ende.

Një burim i tretë tha se komisionerët janë informuar për hetimin dhe një vendim do të merret së shpejti.

FTC filloi të hetojë Facebook-un pasi u zbulua se "Cambridge Analytica" kishte marrë informacion nga më shumë se 87 milionë përdorues.

Në vitin 2011, Facebook arriti një zgjidhje me FTC-në pasi u zbulua se kompania kishte shfrytëzuar në mënyrë të përsëritur të dhënat e përdoruesve. Agjencia po përpiqet të shohë nëse kjo zgjidhje është keqpërdorur me shkeljen e fundit.

"Agjencia tani ka autoritetin ligjor, provat dhe mbështetjen publike për të vepruar. Nuk mund të ketë justifikim për vonesa të mëtejshme", tha Marc Rotenberg, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Informacionit të Privatësisë Elektronike.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Facebook duhej të merrte lejen e përdoruesve përpara se të ndante të dhënat me palët e treta, që ndryshojnë nga cilësimet aktuale të privatësisë.

Gjithashtu kërkoi që Facebook të informonte FTC-në nëse dikush po keqpërdorte informacionin.

Nëse Facebook dënohet, do të ishte ndëshkimi më i keq i miratuar kundër gjigantit të teknologjisë për trajtimin e tmerrshëm të të dhënave të përdoruesve.

U.K. ia dorëzoi Facebook-ut një gjobë prej 640,000 dollarësh dhe përveç kësaj, avokati i përgjithshëm i Uashingtonit D.C. shpreson të nisë një padi masive kundër kompanisë në fjalë. /Telegrafi/