Please enter at least 3 characters.

Evra ngacmon Vidalin në foton ku është edhe Pirlo: Të jesh juventin deri në fund është e vetmja gjë që vlen

2020/11/Screenshot_12-2.jpg

Patrice Evra është tallur me ish-shokun e tij të skuadrës së Juventusit, Arturo Vidal pas transferimit të këtij të fundit tek Interi, duke ia kujtuar një thënie :"Të jesh një Juventino është e vetmja gjë që vlen".

Francezi shkoi në Instagram, duke ndarë edhe një foto të vjetër të yjeve të Juventusit, ku shihet ai së bashku me Andrea Pirlon (tani trajner i Juves) dhe Arturo Vidal duke dal në fushë për Superkupën e Italisë.

"Pat, kush është ai pas teje?" pyet Pirlo në fotomontazhin që e ka bërë francezi.

"Nëse nuk kam e humbur kujtesën time Maestro, ky djalë ka luajtur me ne më parë," është përgjigjja e Evras.

Pas tyre është Vidal, fytyra e të cilit është mbuluar nga një emoji i madh.

Në postim, Evra shkruan: “Fitorja nuk është e rëndësishme, por është e vetmja gjë që vlen! Por të jesh një Juventino deri në fund është e vetmja gjë që vlen gjithashtu (më vjen keq Vidal)”, e ka ngacmuar francezi Vidalin. /Telegrafi/