Eurovisioni zhgënjen shqiptarët
24/05/2015
Megjithëse rrjetet sociale e favorizonin për ta fituar Eurovisionin, Elhaida Dani ka thyer një rekord të zi në finalen e garës evropiane.
Ajo me këngën “I’m Alive” ka siguruar vetëm 34 vota nga 40 shtetet që kanë pasur të drejtë të votojnë.
Shqipëria nuk ka marrë vota nga Zvicra, Gjermania e Britania e Madhe, ku ka numër të madh të shqiptarëve, koha.net.
Maqedonia është shteti i vetëm që ia ka dhënë 12 pikë, ndërsa dhjetë pikë i siguroi nga Mali i Zi.
Suksesin më të madh në Eurovision e mban Rona Nishliu me këngën “Suus” kur u pozicionua në pozitën e pestë.


