Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më merrnin në role, prandaj bëra filmat e mi
I ftuar së fundmi në podcast-in “Flet me Ilinisa Agollin, ka qenë aktori e prezantuesi Ermal Mamaqi.
Ai ka qenë i sinqertë duke rrëfyer gjithçka mes artit, biznesit dhe televizionit.
I pyetur nëse do të bënte ndonjëherë një film autor pa vrarë mendjen se çfarë thonë panelistët, artisti ka qenë i qartë.
“Nëse do më ofrohej një projekt i tillë patjetër që do e bëja. Faktikisht, arsyeja se pse unë kam bërë filmat e mi, është se i kërkoja regjisorëve të ndryshëm të filmave që bëheshin në atë kohë, të më merrnin në filmat e tyre dhe asnjëri nuk më merrte”, u shpreh ai.
Tutje shtoi: “Dhe u futa, mësova, kam bërë regji filmi online dhe 'production managment' të filmit përsëri online dhe mësova se si bëhet filmi. Ngrita grupin tim dhe krijova filmin “2 Gisht Mjaltë” që është filmi më i shitur ndonjëherë në historinë e kinematografisë shqiptare. Dhe këtë e thonë faktet, nuk e them unë, e thonë numrat në kinema”.
Sa i përket botës së televizionit, Mamaqi tha: “Mendoj se unë jam shumë elastik në transformimin e këtij personazhit tim, ta vendos në industri të ndryshme. Dhe mendoj që koha ime për atë shou që unë bëja, nga “6 ditë pa Ermalin”, “Xing me Ermalin”, pra ‘late night shoë’, e pashë që isha në rënie”.
“E di kur është momenti më i mirë për ta mbyllur një bisedë me dikë? Kur gjithçka po funksionon, në ‘peek state’, kur jemi të gjithë duke qeshur, ti thua ‘natën, ika unë’. Dhe ngelet një shenjë, ngelet një ndjenjë, sa bukur ia kalova”. /Telegrafi/


