Please enter at least 3 characters.

Ermal Fejzullahu shijon pushimet në Turqi bashkë me Arianën

2019/10/74388780_164371744669813_6030024545780437392_n-e1571837261512.jpg

Këngëtari shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, javë më parë u bënë prindër për herë të katërt.

Çifti, të cilët janë të martuar prej vitesh, gëzojnë një jetë të lumtur familjare me prezencën e katër fëmijëve, Artit, Erës, Bunës dhe Anës.

Ndërkohë, dyshja së fundmi janë duke shijuar disa ditë pushimi në Turqi, gjersa kanë zgjedhur një nga vendet më të bukura atje - Kapadokia.

Është vet gruaja e Ermalit, Ariana, e cila ka ndarë një fotografi pranë këngëtarit Fejzullahu, duke mos vënë asnjë koment më shumë.

Të veshur me plot stil e me një pamje të mahnitshme, prindërit e rinj të showbizit kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Ariana, përveç se njihet si gruaja e Ermalit, së shpejti do të fillojë me biznesin e saj personal, i cili ka të bëjë me modën.

Për dallim nga kjo e fundit, 31-vjeçari është shumë i angazhuar me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/