Erblin Osmani i Bayernit gëzon fëmijët në Gjilan, foto me ta në Kinderligë
Bayern Munich ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Gjermanisë, derisa përformoi mjaftë mirë edhe në Ligën e Kampionëve.
E këtë edicion për bavarezët debutoi edhe talenti kosovar, Erblin Osmani.
17-vjeçari ka debutuar në Bundesliga duke luajtur në një ndeshje, derisa në disa të tjera ka qëndruar në bankë.
Erblin Osmani po qëndron në Kosovë për pushimet verore në qytetin e tij Gjilan.
Ai ka qëndruar në stadiumin me bari sintetik ku Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan po organizon Kinderligën.
Osmani ishte prezent të shtunën në mesditë duke bërë fotot me fëmijët dhe duke i gëzuar ata me prezencën e tij.
Talenti gjilanas shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur dhe ai po kërkohet nga Kombëtarja e Kosovës. /Telegrafi/


