Please enter at least 3 characters.

Era po shndërrohet në një yll ndërkombëtar? PerezHilton shkruan për të (Video)

Një ndër faqet më të mëdha botërore që raporton për jetën dhe veprën e personazheve të shoubizit i ka kushtuar një artikull të shkurtër, por lavdërues, Era Istrefit.

Faqja PerezHilton.com, që njihet kryesisht për publikimin e skandaleve ekskluzive të yjeve botërorë, në artikullin për këngëtaren shqiptare shkruan se megjithëse nuk e kupton se çfarë thotë Era në këngën e saj të fundit “BonBon”, kënga është bombë.

“Përshëndeteni Era Istrefin! Ajo vjen nga Shqipëria (duke u bazuar në gjuhën)! Nuk e kemi idenë se çfarë thotë ajo në këngën e saj Bonbon, por as që mërzitemi. Nuk kemi nevojë ta kuptojmë! I ngjanë K-Pop (muzika pop e Koresë), muzika e mirë është muzikë e mirë. S’është e nevojshme ta flasësh gjuhën! Është një Rihanna e vitit 2011! Dhe po na pëlqen shumë!”, ka shkruar faqja PerezHilton.com, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se kënga “BonBon” e Erës së fundmi ka marr një ngritje të fuqishme në klikime pasi që një faqe e madhe në Facebook kishte shkruar se “Era është fëmija e këngëtares Sia dhe Rihanna”.

Ndërkaq, edhe shkrimi në PerezHilton sipas të gjitha gjasave do t’i shtojë vizitat në këngën e saj në Youtube, e cila deri më tani ka mbledhur mbi 15 milionë klikime, e të cilën mund ta dëgjoni më poshtë.