Era Emurli paralajmëron projektin e ri muzikor, vjen në bashkëpunim me Elinel
16/08/2026
Era Emurli ka ndarë me ndjekësit një tjetër zhvillim në karrierën e saj muzikore, duke bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një projekt të ri.
Përmes një postimi në Instagram, artistja ka zbuluar se kënga e radhës do të jetë në bashkëpunim me Elinel, ndërsa krahas fotografisë ka shkruar: “E dua Erën”.
“Era ft @rrugaco – Coming soon…”, ka shkruar ajo në mbishkrim, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin mes dy artistëve.
Era nuk ka zbuluar ende datën e publikimit apo detaje të tjera rreth projektit, duke lënë fansat në pritje të këngës së re. /Telegrafi/


