Please enter at least 3 characters.

Enndzi lanson këngën e re “LIT”, premtues në skenën muzikore

2020/08/ee.png

Rep-artisti me prejardhje nga Rahoveci, Enndzi, është mjaft i pëlqyer në zhanrin hip-hop.

Që nga paraqitja e tij e parë, ka arritur të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave, të cilët tashmë po e përkrahin vazhdimisht.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij më të re.

“LIT” mban titullin projekti muzikor, për të cilin janë përkujdesur producentët Wet Flex300 x selectixn, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë ai.

Vlen të përmendet se reperi është mjaft premtues në industrinë muzikore, pasi në mënyrë të vazhdueshme lanson projekte të ndryshme.

Sidoqoftë, menjëherë pas lansimit, “LIT” ka filluar të dëgjohet mjaft shumë. /Telegrafi/