Please enter at least 3 characters.

“Ëndërr e bërë realitet”, Raphinha ndihet i lumtur pas prezantimit te Barcelona

2022/07/raphjinha.jpg

Klubi katalunas, Barcelona ka prezantuar edhe zyrtarisht transferimin e fundit, Raphinha, i cili erdhi nga Leeds Unitedi.

Barcelona para disa ditësh konfirmoi marrëveshjen me Leedsin për treansferimin e sulmuesit brazilian.

Megjithatë, pasi kreu me sukses testet mjekësore, Raphinha është prezantuar edhe zyrtarisht në Camp Nou nga presidenti Joan Laporta.

Në videot e publikuara në faqet zyrtare shihet ylli brazilian duke nënshkruar kontratën e tij dhe duke pozuar me fanellën Blaugrana.

“Është një ëndërr e realizuar që kur isha fëmijë, por edhe e familjes sime. Unë do të jap më të mirën time”, ka thënë Raphinha pas prezantimit.

Ndryshe, Raphinha thuhet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ndërsa transferimi i tij do t’i kushtojë Barcelonës 55 milionë euro plus deri në 10 milionë bonuse. /Telegrafi/