Enca në studio, po punon në projekte të reja
30/05/2018
Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, është duke punuar në projektë të reja.
Ajo së fundmi ka qëndruar në studio, ku ka treguar se po punon në projekte të reja.
Ajo shfaqet provokative nga studio krejtësisht në të bardhë e veshur në brendet Adidas dhe Dolce Gabbana.
Enca së fundmi publikoi këngën "Dua" që shkaktoi shumë polemika.
Por, duket se këngëtarja provokative nuk mjaftohet me këtë këngë dhe po planifikon lansim tjetër.
Enca vazhdon të jetë 'single', teksa është një prej këngëtareve më të ndjekura. /Telegrafi/


